Nga
Dr. Laurant Bica. Fjala në Universitetin e Lezhës. |
Profesor Hasan Tahsini, “Nderi i Kombit” për Diturinë dhe Arsimin.
-I-
Nëqoftëse do të vlersoja me një fjalë thelbin e një njeriu si rilindasi
Hasan Tahsini, atëherë mendoj se kjo është “Dituria”, ai ishte mishërim i
dijeve.
Pra ai është një personalitet
që si shprehet vetë: “e kërkoi diturinë kudo që ishte, prej djepit deri në
varr” dhe kurrë nuk reshti për ta gjetur atë.
Sipas Sami Frashërit: ‘Libri kurrë nuk i binte nga dora, vendi ku rrinte dhe shtrati ku flinte, ishin rrethuar me libra.'
Sipas Sami Frashërit: ‘Libri kurrë nuk i binte nga dora, vendi ku rrinte dhe shtrati ku flinte, ishin rrethuar me libra.'
Leximin i ndjeri e linte
vetëm përkohësisht,atëherë kur do të mësonte të tjerët……
Fjalët e tij ishin leksion i një niveli të lartë dhe bisedat e tij kishin thellësinë e një deti të dijes. Ai ishte një dijetar kalibri të madh dhe për të kish vend fjala ALIM, si përdorej në Lindje edhe fjala SAVANT ne perëndim.Shqip ne do ta thoshim njeri i dijes,dituraki gjithanshëm, një enciklopedist, një erudit në kuptimin e mirfilltë të kësaj fjale, një ‘pus’ i dijeve dhe shkencave.
Fjala dituri për këtë figurë të rilindjes sonë kombëtare përbën kuptimin e jetës së tij. Ai mblodhi dijet tërë jetën e tij dhe i shpërndau pa kursim. Synimi i tij ishte arsimimi i popullit të vet.
Ai ishte një iluminist, që për sa kohë i rrahu zemra, u përpoq të ndriçojë mendjet e njerëzve dhe sidomos të brezit të ri. Ai ishte dhe mbeti një personalitet i përmasave në rang perandorie dhe për krejt kombin e vet. Dimensionet e tij ishin europiane e pse jo edhe botërore.

Natyrisht të merresh me
një rilindas si Hasan Tahsini në dy drejtime si për diturinë dhe arsimin, kjo
do të shkonte gjatë. Në një kumtesë të thjeshtë u kufizova të ndriçoj
disa nga problemet dhe idetë që ai ngre në një moment kulmor të jetës së vet, pikërisht
në fjalimin e shkurtër që ai mbajti në çeljen e universitetit të parë osman në
Stamboll, fjalim ky i panjohur deri më sot. Ky moment si rektor i univesitetit
të një perandorie të tërë shënon apogjeun e tij si personalitet. Më pas fillon
dekada kur ai u godit nga qarqet e errësirës së sulltanatit osman, pra ka të bëjë
me tragjedinë intelektuale të tij.
2
Hasan
Tahsini sikurse të gjithë rilindasit e tjerë me anën e arsimit donin të zgjonin
popujt e perandorisë në përgjithësi.Kurse përsa i përket rilindasve shqiptarë
dëshironin, duke i mësuar gjuhën shqipe,të shpejtonin zgjimin kombëtar,
ngritjen e ndërgjegjes politike, ndjenjën etnike, lartësimin kulturor dhe
aftësimin e tij për jetën shtetërore të pavarur.Meqënëse Porta e Larte ju kundërvu
hapjes së shkollave shqipe, u bë pjesë e pandarë e luftës për çlirimin
kombëtar.
Dihet se rilindasit tonë
përfshi edhe Hasan Tahsinin s’i ndërprenë kurrë përpjekjet e tyre në fushën e arsimit
si në rang perandorie ashtu edhe në nivel kombëtar. Pas dështimit të Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit rilindasit zgjodhën fushën e arsimit dhe të diturisë, si
rrugën që do të siguronte arritjen e pavarësisë kombëtare.
Me të drejtë Mustafa Qemal Ataturku ka thënë:
“Ata që kanë shpëtuar kombet janë vetëm dhe pikërisht mësuesit”.
Me të drejtë Mustafa Qemal Ataturku ka thënë:
“Ata që kanë shpëtuar kombet janë vetëm dhe pikërisht mësuesit”.
Edhe Hasan Tahsini në tërë
veprimtarinë e tij u bë një ideolog i popullit të vet,një mësuesi tij, që I ndriçoi
rrugën drejt emancipimit të tij kombëtar e shpirtëror. Me arsimimin e kombit të
vet rilindasit tanë, me në krye Prof Hasan Tahsinin dhe Frashërllinjtë, synonin
disa qëllime kryesore: të krijonin njerëz të mirë, qytetarë të mirë, profesionistë
të mirë por edhe atdhetare të mirë.Ata synonin pavarësimin e kombit shqiptar
dhe ndërtimin e një demokracie të re shtetërore si mjet, që do ta conte atë
drejt progresit.Sytë e tyre ishin drejtuar nga Perëndimi, ku ishin majat e përparimit
dhe fjalimi i Hasan Tahsinit në universitet
është edhe një dëshmi e këtij këndvështrimi të tyre. Mendja dhe zemra e tyre
punonin për Shqiperinë për përparimin e saj, të popullit të saj, bij të të cilit
ishin edhe ata vetë.
Personaliteti i Hasan
Tahsinit merr vlerë për faktin, se kulturën dhe diturinë e tij të gjerë e vuri
në shërbim të atdheut dhe të njerëzimit.
Në shtator të vitit
1869 Hasan Tahsini u emërua në detyrën e një nëpunësi të lartë të shtetit osman,si
rektor i parë iUniversitetit të Stambollit.Ai që në fillim u përpoq dhe në sajë
të një pune të shumanshme e vendosi universitetin mbi themele shkencore. Puna e
tij e madhe organizative,ligjëratat shkencore që mbajti, veprat që shkroi,bashkëpunëtoret
që afroi në universitet,programet bazë që hartoi për këtë tempull të dijes si
dhe plani i temave që do të mbaheshin gjatë pushimeve në konferenca diturie për
studentët dhe qytetarët e thjeshtë,për të dhënë njohuritë e reja shkencore perëndimore
janë dëshmia më e qartë e nivelit të tij. Ai ishte një drejtues i aftë,një punëtor
i palodhur,një përhapës i njohurive shkencore.Si autori veprave shkencore,letrare,përkthyes
e publicist, ai u shqua për vëllimin e madh të botimeve, larminë tematike,thellësinë
e njohurive dhe karakterin funksional të tyre.
3
Kam qënë me dhjetra herë
në medresenë e Hoxha Tahsinit që është edhe sot në këmbë si një librari e Ministrisë
së Arsimit të Turqisë. Kam qënë edhe në godinën ku u cel universiteti I parë osman.Bile
kam shkelur edhe në ballkonin ku mbajti fjalimin e tij ‘i përndritshmi’Hoxha Tahsin Efendiu. Prej
andej duket si në pëllëmbë të dorës Xhamia e Qyprilinjëve të mëdhenj, biblioteka
e ngritur prej tyre, varret e tyre, një pjesë e bashkisë të Eminonusë, që dikur
ka qënë bashki e Stambollit dhe aty janë zhvilluar mësime universitare. Diku
aty prapa godinës së Universitetit Osman, që sot është Muzeu I Shtypit, në Nuriosmanije,
është ish Konaku i Munif Pashës,një sallon dijeje ku takoheshin dijetarë të Lindjes
dhe të Perëndimit përfshirë këtu edhe Hoxha Tahsinin. Në vitet 50, 60, 70 të
shekullit XIX, aty mblidheshin një pjesë e elitës osmane dhe diskutonin
problemet e kohës,të dijes, të shkencës dhe të përparimit material e mendor.
Kam shkuar këto 20 vitet e fundit në Universitetin e Stambollit sidomos në atë që quhet Fakulteti i Letërsisë (Edebiyat Fakultesi). S’kishte gëzim e kënaqësi me të madhe për mua kur pas rreth 150 vitesh nga data e çeljes së universitetit të parë osman në Stamboll unë dorëzoja në departamentin e historisë së shkencës në bibliotekën e tij tek shefja e tij profesoresha Feza Gynergyn 3 vëllime për Hoxha Hasan Tahsinin me rreth 2000 faqe. Ishte njëkohësisht edhe një homazh për këtë personalitet të madh të letrave, sa të kombit shqiptar aq edhe të kombit turk. S’ka enciklopedi turke që të mos i kushtojë qoftë edhe disa rrjeshta këtij kolosi të arsimit.

Stambolli është qyteti i
tretë apo i katërt në botë për nga popullsia pas Nju Jorkut, Tokios, Meksikos.
Me të 20 milionët e vet ai është qyteti më i madh i Europës sot. Faqja e tij që
nga koha e Hoxha Tahsinit ka ndërruar krejt dhe tani nuk është qyteti i ngritur
mbi 7 kodra por mbi 70 kodra dhe i mbi 77 miletëve.Aty takohen Veriu me Jugun dhe
Perëndimi me Lindjen.
Medreseja e tij duke qënë pranë ish godinës së qeverisë osmane ‘Babi Ali’ pra Portës së Lartë siç njihet ndryshe në histori dhe sot godina ku rri valiu i vilajetit të Stambollit, çuditërisht i ka shpëtuar stuhisë së kohës e pa prekur. N’atë medrese të famshme, që si godinë po i mbush 2 shekuj e gjysëm,i kaloi vitet e fundit të jetës Hoxha Tahsini i persekutuar i përbuzur dhe i përndjekur nga qarqet fanatike konservatore dhe masat injorante të popullit që i vunë damkën e “gjaurit”- “heretikut”.

4
Kështu ka ndodhur me pishtarët
e arsimit kudo në botë si në të kaluarën e afërt dhe atë më të largët. Kështu
ndodhi edhe me Hasan Tahsinin tonë.
‘’Njerëz të tillë të përkushtuar
dhe të vendosur iu kundërvunë cdo vështirësie pa u ndrojtur nga tmerri i despotizmit.’’- Shkruan nje gazetar turk në vitet 50 të
shekullit '20.
“Ata nuk ishin njerëz
me fuqi magjike. Këta të panjohur ishin heronjtë e arsimit."
Ndërsa tirania
ekzekutonte të diturit, ata orvateshin të zhvillonin talentet. Këto kujtime, këto
gjurmë, këto mendime janë drita të lara me ar në fletët e errëta të despotizmit.
Kush ishin këta njerëz
të pamposhtur dhe të palodhur? Shkëndijat që ndezën ata në shkolla një ditë u bënë
furtunë e cila u përplas në fytyrën e pa të ardhme të tiranisë.
Disa emra nga këto
personalitete të larta të asaj periudhe.Këta njerëz të nderuar mbollën farën e
luleve të lirisë dhe i sollën popullit qytetërim dhe begati.
Ja disa prej tyre: Selim
Sabit, Ahmet Mithat, Ebuzija Tevfik, Namik Kemal, Mynif Pasha, Abdurrahman
Sheref, Tevfik Pasha Vidinli, HOXHA TAHSiN EFENDi, Salih Zeki, Tevfik Fikret, Tevfik
Danish, Ismail Safa, Ajshe Sidika (gruaja e Riza Tefikut) etj……
Pedagogët e universiteteve
dhe mësuesit e shkollave i morën përdore bijtë e popullit dhe i ngjitën në shkallët e lirisë
dhe revolucionit. Ndërsa vendi rropatej për të mbijetuar dhe lëngonte nën
torturat e despotizmit, njerëz të tillë të mëdhenj ecën përpara me vendosmëri
dhe vetmohim në rrugën e dijes dhe të progresit dhe duke kapur përdore të gjithë
brezin e ri e çuan drejt majave të së vërtetës dhe të qytetërimit.”
Po ndalem në tre prej këtyre
martirëve të mëdhenj të arsimit perandorak dhe shqiptar.
Hasan Tahsini krijoi tekstin e parë të psikologjisë në sulltanatin osman. Me të drejtë gazetari turk që citova pak më parë shkruan duke patur parasysh psikologjinë e Hoxha Tahsinit: “Shkroi një libër leximi shkencor për shkollat fillore dhe të mesme. Deri në atë kohë nuk kishte dalë ndonjë që të shkruante një libër kaq të bukur. Me fjalë të tjera, kjo ishte vepra e parë e tij që të tërhiqte vëmendjen. Hasani në një kohë kur psikologjia edhe si shkencë që në fillimet e veta në Perendim bënte një punë pioneri duke e futur edhe në Lindje. Meritat e tij në këtë drejtim janë të pa diskutueshme para shkencës, arsimit, kulturës.

5
Figura e dytë që meriton
vëmendje të veçantë është gruaja e shqiptarit filozof Riza Tefik me origjinë
nga Dibra, e quajtura profesoreshë Ajshe Sidika, e cila ka shkruar tekstin e
parë të pedagogjisë në perandorine osmane. Ajo është dekoruar nga vetë
sulltani i kohës. Ka qënë një nga gratë më inteligjente. Hasan Tahsini s'ka qënë
ndër të gjallët por me siguri në ceremoninë e dhënies së një medaljeje të
vecantë me siguri kanë qënë dy miq të tij.
Veterani i arsimit dhe
shoku i Parisit i Tahsinit Selim Sabit dhe ndoshta vetë Naim Frashëri, që ishte
në atë kohë (dmth në fillim të viteve 90 të shekullit XIX) zëvëndës ministër i
arsimit. Edhe zonja Ajshe Sidika që ka qënë ndër gratë më të kulturuara të elitës
osmane të fund shekullit XiX nuk është pa rrënjë shqiptare.
Personi i tretë është vetë Selim Sabiti. Meritat e tij në fushën e arsimit janë të jashtëzakonshme. Gazetari i sipërpërmendur jo vetëm që e ve Selim Sabitin në krye të listës së njerëzve që vuajtën nga despotizmi por njëkohësisht thekson se janë shumë të paktë ata nga brezi i kaluar që nuk kanë përfituar nga librat e tij. Në çdo kapak e faqe të parë të librave që na binin në dorë në shkollat fillore dhe të mesme, ishte shkruar “Vepër e Selim Sabitit”.

‘’Selim Sabiti ishte
personi që hartonte dhe vendoste në muret e shkollave hartat e punuara me qëndismat
dhe lulet e shkencës. Selim Sabit Efendiu vendosi parimet e mësimdhenies ne
shkolla. Askush si ai nuk ka kontribuar per modernizimin e shkollave fillore
dhe te mesme. Selim Sabit Efendiu ishte ndër personalitetet e parë më të rëndësishëm
të Reshit Pashës (kryeministër osman) të universitetit dhëndër shkencëtarët më
të zellshëm të Këshillit të Arsimit. Selim Sabiti u mësonte mësuesve se mësimdhënia
dhe edukimi janë në varësi të metodave
shkencore’’.
Hasan Tahsini është nga
ata heronj të mendimit, që ngjet si dy pika uji me dijetarët arabë të mesjetës
si dhe me dijetarët dhe filozofët iluministë francezë të shekullit 18- 19. Sa për
të ilustruar këtë po bëjmë një krahasim me një dijetar të famshëm të mesjetës arabe.
Ebu Hanifeja (699-767) themelues edhe i
një shkolle juridike në Bagdad me emrin e tij.
Dihet që Hoxha Tahsini
ka qenë doktor në jurisprudencën islame dhe me dy doktorata të tjera në Paris në
shkencat fizike dhe natyrore.
Bashkohësit për Ebu Hanifenë kanë thënë:
‘’Sikur të matej dituria e tij me diturinë e gjithë bashkohësve të tij, do të peshonte më shumë dituria e Ebu Hanifesë.’'
Kjo vlen edhe për Hoxha Tahsinin me rilindasit e tjerë shqiptarë dhe osmanë. Peshorja po të viheshin në kandar do të anonte nga rilindasi Tahsin.

6
është e njohur thënia e
Ebu Hanifesë:
” Nuk dëshiroj të vdesë dituria”
dhe moment i dytë i ngjashmërisë nga jeta e këtyre të dyve siç mësojmë nga libri i Prof. Dr. Hajrullah Koliqit, “Kur perëndia identifikohej me diturinë” Prishtinë 2011 ka të bëjë me atë që Ebu Hanifeja gjithë jetën e kaloi duke mësuar vehten dhe nxënësit e tij thuhet se ai u shqua edhe për një thesar idesh dhe këshillash pedagogjike. Mësimdhënia e tij ishte më shumë studim se ligjërim. Sami Frashëri shkurt e qartë thotë për Tahsinin ‘’leximin i ndjeri e linte vetëm përkohësisht, atëherë kur do të mësonte të tjerët’’.

Duke bërë këtë krahasim
me dijetarë të mëdhenj të mesjetës arabe nuk mund të mos na kujtohet cilësimi i
Sami Frashërit që e quan Tahsinin një Ibn-Sina shqiptar.
Veç të tjerash, Hasan Tahsini në fushën e diturisë ngjet me dy filozofët e famshëm dhe figurat qëndrore të Kalifatit arab,
me Ibn Ruzhdiun në perëndim dhe Ibn Sinën në lindje sidomos për qëndrimin që u mbajt ndaj veprës së tyre. Kështu vepra e Hasan Tahsinit u denigrua dhe u la në harresë për dekada te tëra. Edhe në qoftë se diçka lëvizi nga kjo i takon jointeresimit shtetëror por dashamirësve të tij dhe të veprës së tij.
Njësoj u veprua pas vdekjes së Ibn Sinajt dhe Te Ibn Ruzhdiut. Ata u shpallën ‘mëkatarë’ në të gjallë të tyre e aq më tepër pas vdekjes dhe ajo që e pësoi më tepër ishte vepra e tyre.
Sipas H.Koliqit mësimet filozofike të Ruzhdiut për kohën ishin shumë të avancuara, ndaj dhe ato fillimisht i dënoi Universiteti i Parisit (1240) dhe papa Leon (1519). Enciklopedia e madhe filozofike (logjike, fizike, metafizike) e Ibn Sinës me titull “ESH SHiFA”në 18 vëllime me urdhërin e kalifit të kohës u dogj publikisht në Bagdad pas vdekjes së tij me 1160. Pra qoftë Avicena qoftë Averroesi, të dy filozofë e shkencëtare të shquar kanë pasur pak a shumë fat të njëjtë me veprën e tyre me dijetarin, filozofin e shkencëtarin Hoxha Hasan Tahsini.

-II-
Disa dekada më parë na
dukej si ëndërr se do të vinte një ditë që në duart tona do të kishim fjalimin
e Hasan Tahsinit para studentëve osmane në inagurimin e universitetit të parë të
perandorisë osmane. Po ja që koha bën të vetën. Botimet më të fundit të bëra në Republikën
Turke na e bënë të mundur një gjë të tillë dhe sot unë kam rastin e lumtur të
shpalos para këtij auditori të nderuar disa nga problemet dhe idetë që
parashtron rilindasi ynë në fjalën e tij para fidanishtes të arsimit të një
shteti të madh që shtrihej asokohe në 3 kontinente.
Është në nderin dhe krenarinë
tonë si shqiptarë që në krye të universitetit u vu si drejtor një shqiptar i lartë si Hoxha Tahsini. Në vite kemi qënë në kërkim të ngjarjeve të universitetit,
të cilat në shumicën e burimeve osmane kaloheshin me disa rreshta As që mund të
mendohej dhe shpresohej më shumë me gjëndjen e kërkimeve studimeve në Republikën
e Shqipërisë dhe në Republikën e Turqisë gati gjysëm shekulli më parë.
7
I vetmi informacion në
lidhje me inagurimin e Universitetit Osman ishin disa rrjeshta nga Mehdi Frashëri.
Ai shkruante në një revistë të kohës së Zogut me 1934 se :
‘’Sami Frashëri disa vjet më vonë e kujtonte fjalimin e tij si një fjalim programatik që dëshmonte për dijenitë e gjëra dhe shquhej për rrjedhshmëri mendimi’’.
Vite më vonë në kërkimet e mija të parreshtura rashë në gjurmë të fjalimit të ministrit të arsimit të asaj kohe, Safet Pashës që kish folur në çeljen e universitetit, po edhe ky jo i plotë.
Do të kalonin vite e vite derisa të binte në duart e mia fjalimi origjinal i rilindasit tonë Hoxha Tahsini dhe të gjithë personaliteteve të tjera që asistuan në ceremoninë solemne të kësaj ngjarjeje jo të zakonshme për të gjithë kombet e popujt e perandorisë përfshi edhe shqiptarët.
Le t’ia lëmë fjalën Mehdi Frashërit dhe burimeve nga ndonjë enciklopedi në lidhje me fjalimin e Hoxhë Tahsinit në Universitet.
Shemsedin Sami Frashëri, Mehdi Frashëri ti pati thënë ditën e çeljes së universitetit Hoxha Tahsini me pamjen e vet madhështore që e dallonte, doli në tribunë përballë një ushtrie nxënësish dhe me një gojtari të pashembullt deri asokohe në Stamboll, mbajti një fjalim të nxehtë me dijeni të gjera, duke përcaktuar kështu boshtin ideoshkencor dhe ideopolitik të asaj qëndre të madhe kulturore. Në fjalimin e tij ai vuri në dukje se shkaku i prapambetjes së theksuar të popujve islamike ishte mungesa e kulturës moderne.’’Ishte një fjalim ‘’i pashembullt’’ dhe me pak doreza-shkruan Mehdi Frashëri. Kuptohet s’kish si bënte ndryshe në mjedisin e kohës….

Në lidhje me zhvillimin
e ngjarjeve që kanë të bëjnë me ceremoninë e inagurimit të universitetit rezultojnë këto
të dhëna nga një burim autoritar. Më 21 shkurt të vitit 1870, pranë mauzoleumit
(tyrbesë L.8)të sulltan Mahmutit u bë përurimi i godinës së re të universitetit.
Në lidhje me këtë rast në një nga enciklopeditë e fundit turke,(Turk Ansiklopedisi
vol.12 Ankara 1964 faqe 320-322) lexojmë:
‘’U bë një ceremoni madhështore ku morën pjesë mijëra vetë, kryesisht studentë të medreseve të Stambollit. Gjithashtu edhe personalitetet më të larta qeveritare si kryeministri, ministri i arsimit personalitete të ndryshme të kulturës, gazetarë, klerikë te rangjeve të ndryshme, njerëz të thjeshtë dhe të huaj. Në këtë ceremoni u mbajtën disa fjalime. E mori fjalën në fillim ministri i arsimit të asaj kohe Safet Pashai, pastaj foli kryetari i komisionit të lartë të arsimit turk Mynif Efendiu dhe rektori i Universitetit Hoxha Tahsin Efendiu. Këta të tre folën në gjuhën turke. Në miting u mbajtën fjalime edhe nga pedagogët Xhemaledin Afganiu në gjuhën arabe dhe Aristokli Efendiu frëngjisht’’.Në një botim të fundit për universitetin në Republikën Turke jepet edhe fjalimi i Hoxha Tahsinit me këtë titull: ‘’Ligjërata e drejtorit të universitetit të përndritshmit Tahsin Efendi’’.
Duke lexuar këtë fjalim apo ligjëratë publike njeriu nuk mund të mos ndjeje jehonën e mendimit të lashtë grek, mendimit të mesjetës arabe dhe mendimit iluministi francez sepse Hasan Tahsin kishte jetuar vetë në Francë.

8
Ne fjalën e vet para universitetit
ai u ndal në mënyrë të koncentruar në disa probleme.
Së
pari: Universiteti që sapo inagurohej ishte një portë, që
po i hapej dijes më të përparuar në botë shkencës. Ishte një nivel i lartë i arsimimit që s’ishte arritur ndonjëherë.
Së
dyti: ishte një mundësi më e madhe që iu jepej popujve që
jetonin nën ombrellën e perandorisë osmane
e sidomos gjeneratës së re.
e sidomos gjeneratës së re.
Së
treti: Ishte një shkallë më lart në rrugën drejt progresit
e drejt qytetërimit. Këtu ai iu referua dijetarëve të lashtësisë në lidhje me
rolin e dijes për të ngjitur njëra pas tjetrës shkallët e qytetërimit botëror.
Së
katërti: Ishte një mundësi për të zbuluar kapacitetet
mendore që kish perandoria dhe për të përgatitur kuadro të reja. Theksin e vuri
në përgatitjen e nëpunësve që do të punonin në aparatin gjigand të kësaj perandorie.
Së
pesti: Arsimimi deri në universitet krijonte mundësi të
reja për të luftuar me injorancën, me analfabetizmin, për të shëruar një nga
plagët e rënda të shoqërisë osmane.
Së
gjashti: Duke u shtuar dhe shumëfishuar mundësitë e arsimimit
i kufizohej terreni i veprimit të krimit, të dhunës, pakësohej sasia e tyre dhe
sigurohej ecje përpara me njerëz të kulturuar.
Së
shtati: I hapej nëpërmjet çeljes së universitetit rruga e
zhvillimit, përparimit, ecej me siguri drejt një të ardhmeje më të mirë. Bëhej
e mundur përdorimi gjithnjë e më tepër i arritjeve të shkencës, teknikës e teknologjisë.
Së
teti: Bëhej e mundur një zhvillim në gjerësi në të gjitha
fushat që nga mjekësia e deri tek zhvillimi
fizik e mendor i njerëzve. Ngritja e spitaleve e farmacive e kufizonte përhapjen
e sëmundjeve. Zhvillimi i arsimit ishte dhe zhvillim i kulturës, shpinte në
ngritjen e bibliotekave, të muzeve e të
tjera të ngjashme me këto.
Së
nënti: Duke ecur me vendosmëri në rrugën e zhvillimit e përsosjes
së arsimit bëhej e mundur edukimi i rinisë, i djalërisë për të
ecur ajo në rrugën e përvehtësimit të shkencës dhe të dijeve, të teorive më të
përparuara të kohës. E armatosur me to rinia shkallë-shkallë i ngjitej rrugës së
përparimit.
9
Së
dhjeti: Hoxha Tahsini i bëri thirrje popullit të perandorisë
që shekulli që jetonin ishte shekull i zhvillimit të shpejtë të dijeve. Koha
nuk priste e të linte pas prandaj fuqishëm të rinjtë duhet t’u drejtoheshin
dyerve të Universitetit të sapohapur. Në këtë drejtim për rrugën që do të
ndiqej nuk kish e nuk mund të kishte dilema. Shekulli që po jetonin, sidomos
gjysma e dytë e shekullit të 19-te ishte koha e një zhvillimi të hovshëm e të
vrullshëm të shkencave të vjetra e të reja.
Shekulli që po jetonin
ishte një shekull i dritave jo vetëm në kuptimin e përhapjes së dijes, në
kuptimin e arsimit por ishte qindvjeçari i përhapjes së dritës, në kuptimin e
mirëfilltë material që ka kjo fjalë. Zbulimi i elektricitetit në fund të
shekullit të 19-të dhe i telegrafit etj, përhapnin dritën në kuptimin figurativ
të arsimit por dhe dritën reale, dritën e vërtetë. Prandaj kishte të drejtë kur
ngrinte fuqishëm e me forcë nga ballkoni i universitetit profesori Hoxha Tahsin
i armatosur me tre doktorata që duhet të hyjmë sa më parë në universitet në këtë
tempull të dijes e të shkencës. Duhet të hyjmë krah për krah të bashkuar si një
familje.
E donte e mira vetiake, e familjeve e kombit e atdheut e krejt perandorisë. Ndaj i drejtohet turmës prej disa mijra vetësh që po e dëgjonte në përurimin e universitetit:
“Ej mileti osmanije” Ej milet, o populli osman i Perandorisë osmane.”

Nuk harron të theksojë
profesor doktor Hasan Tahsini jo vetëm nevojën e arsimimit të përgjithshëm po
shtron si një nevoj të domosdoshme dhe arsimin professional në degët e ndryshme
sidomos inxhinjerike, të shkencave fizike e natyrore për të cilat shteti i madh
perandorak kish aq shumë nevojë. Ai e kish të qartë dhe nuk mungoi ta vinte në
dukje në fjalim se universiteti u jepte studentëve bazat e dijeve, pjesa tjetër
plotësohej e zhvillohej në jetë, në praktikë.
Eshtë interesant ta
shohim ligjëratën e profesor Hasanit, rilindasit tonë është në një pikëpamje
tjetër: Cfarë fjale përdor ai më shumë në fjalimin e tij. Këtu duke e
nisur nga numri i tyre por dhe nga përmbajtja do të dallojmë tre grupe apo tre kategori fjalësh.
Më shumë nga të gjitha
që janë përdorur mbi 10 herë
janë fjalët edukim, arsim, shkence, përparim.
Pastaj janë një grup fjalësh mbi 5
herë si: moral, qytetërim,
universitet, shtet, popull, popullsi, kulturë, shoqëri, trup, zhvillimi fizik i
njeriut, milet dhe kategoria e tretë janë fjalët: lëvizje, rini, rregull, pronë, atdhe, informacion, drejtësi, dritë,
ndërtim, qeveri, mëndje, dije etj etj.
10
Edhe nga kjo paraqitje
sasiore e fjalëve që përdoren në ligjëratën e Hoxha Tahsinit njeriu nuk mund të
mos konkludojë se tek rreh cekani i rilindasit tonë. Prioritet për të është arsimi, shkenca, përparimi i
gjithanshëm e sidomos i rinisë. Së
dyti, prioritet ka për të zhvillimi shpirtëror e fizik i individit në vecanti
por dhe i shoqërisë në përgjithësi. Dhe së
treti në vëmëndjen e tij janë puna që duhet të bëjë shteti, qeveria nëpërmjet
ligjit dhe forcës së dijes për të cuar atdheun, vendin përpara, për të përgatitur
brezin e ri, filizat e së ardhmes më të mirë.
Dhe po ndalem
tek disa ide që përshkojnë fjalimin për të cilat kam përkthyer 'mo ta mo' nga origjinali disa
pjesë, fragmente që flasin më së miri për parametrat e rilindasit tonë, për përkushtimin
e tij ndaj diturisë e arsimit.
'Në një komb (popull,
milet)investimi me para me fitimin më të madh është në shkencë dhe dituri dhe në
edukimin e popullatës dhe për vendin (atdheun) është pasuria më e madhe.'
Afërsisht kështu e fillon fjalimin e tij Hoxha Tahsini. Dihet qoftë për një njeri të veçantë, aq më tepër për një komb, investimi më i mirë me fitim të madh është investimi në dije dhe vlerat si njeri mund t'i rrisësh duke marrë jo thjesht sa më shumë dije, por dije cilësore. Ai që kërkon dituri nuk vdes.
Një fjalë e urtë thotë se :
'boja e penës së dijetarëve peshon më shumë se gjaku i shehideve (dëshmorëve).
Aq e vlefshme është dija sa me të drejtë thuhet:
'Kërkoje diturinë qoftë dhe deri në Kinë.'
Dituria është tipar sidomos i intelektualit. Me të drejtë miku im profesor, Ahmet Osja, akademik nderi i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë thotë:
'Njeriu në radhë të parë prodhon mendim, por mendimi i shkruar është pasuri.'
Do të shtoja që kjo pasuri e madhe janë veprat e dijetarëve, shkencëtarëve e filozofëve.

Prapë le t'i referohemi ligjërimit të Tahsinit në inaugurimin e universitetit:
'Siç del nga shumë
vepra që kanë lënë në fushën e politikës Aristoteli
dhe Platoni kanë thënë që për përparimin e një shteti, pikë mbështetja
më e fortë, që jep maksimumin dhe që është kusht shumë i domosdoshëm për këtë është
edukimi i mirë.
Dihet që Platoni në veprën e tij 'Republika' si qeverisje ideale konsideronte atë që në krye të ishin njerëz të dijshëm, filozofët, dijetarët, kurse Aristoteli ka qënë 'princi' i dijeve të antikitetit, zotëruesi dhe 'mëndja më universale', midis grekëve, Platonit i takojnë edhe këto fjalë që kanë të bëjnë me mënyrën e edukimit.
"Ushtrimet fizike të bëra me detyrim ndikojnë mirë tek trupi, por dijet e marra me detyrim nuk mbeten në mëndje."

11
Një mëndje e hapur si
profesor Hasan Tahsini nuk mund të mos u referohej dy korifejve të diturisë në
lashtësi veprat e të cilëve u rezistuan shekujve dhe erdhën deri në ditët tona
në një pjesë të mirë të tyre.
Se ç'rëndësi ka edukimi i mirë qoftë për individin, qoftë për shtetin e jep dhe akademiku rumun me origjinë shqiptare Nikolla Jorga.
'Fëmija nuk i detyron prindërve jetën, por edukatën.'
Se ç'rëndësi ka edukimi i mirë qoftë për individin, qoftë për shtetin e jep dhe akademiku rumun me origjinë shqiptare Nikolla Jorga.
'Fëmija nuk i detyron prindërve jetën, por edukatën.'
Ecim më tej. Në
paragrafin e gjashtë të ligjëratës së tij, Hasan Tahsini me një gjuhë të
figurshme siç bën në ndonjë nga veprat e tij, më pas shkruan kështu:
''Ashtu si një gonxhe e freskët në kopshtin e trëndafilave që kur goditet nga ndriçimi i diellit kundërmon erën e këndshme të lëvizjes së bukur, ashtu njësoj dhe pishtari i shkencës dhe i arsimit në shoqërinë e bashkëqytetarëve këtej e tutje (dmth pas hapjes së universitetit L.B) duke ndriçuar zotësitë dhe kapacitetet e mëndjes të atdheut tonë, pa pikë dyshimi që do të kundërmojë erë të mirë.''
Në këtë pasazh të shkurtër zbulon dhe ideologun dhe shkencëtarin dhe letrarin të shkrirë në një.
Nuk mund të shprehen më mirë vlerat e një institucioni të lartë të dijeve siç qe hapja e universitetit dhe rrezatimi i tij me to (dmth dijet).

Është interesante se sa
qartë e shkurt e shpreh vlerën e këtij rrezatimi në disa drejtime. Ja c'thotë
iluministi ynë. 'Arsimi duke u shumëfishuar, dhuna pakësohet.' Këto fjalë
të arta të tij, ai i sqaron më përpara e më pas. Me arsimin e njerëzve, bie
analfabetizmi, ulen shifrat e krimit etj etj.Errësira e injorancës ndriçohet me
dritën e shkencës.
Më poshtë kam dy shprehje që në mënyrë të goditur japin rolin e arsimit në përparimin e vëndit. Ai flet për arritjet më të fundit në shkencë e teknikë
"Është e nevojshme -thotë Hoxha Tahsini-që progresi të bëhet shkallë shkallë dhe flet për atë që e quan 'vapori i përparimit'

''Diturinë dhe shkencën adhuroje''- thotë një i mënçur.
Një nga njerëzit më të ditshëm në Perandorinë Osmane që ka ndikuar dhe tek profesor Hasan Tahsini është edhe Qatip Çelebi, i njohur ndryshe dhe si Haxhi Kallfa. Ai shkruan që disa shekuj më parë:
'Injorantëve t’u flasësh për shkencën është si të shpenzohesh kot. Atyre që kanë nevojë për të, t'ja u pengosh është padrejtësi.'
Për t'i përmbyllur këto ide në lidhje me ligjeratën e Hoxha Tahsinit po sjell një mendim të Albert Ajnshtajnit.
'E ardhmja e një kombi është e lidhur ngushtë me edukimin që merr rinia.’’
12
Hoxha Tahsini me këtë
ligjëratë e idetë që përçon në të si rektor i një universiteti perandorak, si
një kryemësues hyn në radhën më të lartë të llojeve të mësuesve.
'Mësuesit mediokër tregojnë, mësuesit e mirë shpjegojnë, mësuesit superiorë demonstrojnë, mësuesit gjenialë frymëzojnë' - ka thënë një i ditur.
Hasan Tahsini është në radhën e këtyre të fundit. Me figurën e tij u bë burim frymëzimi si në brezat bashkëkohës të tij, ashtu dhe për ata që erdhën më pas deri në ditët tona.

Hasan Tahsini mendonte
se përhapja e diturisë përbënte një mision të lartë jo vetëm shoqëror por dhe
kombëtar. Ai synonte si rilindasit e tjerë që nëpërmjet dritës së diturisë e arsimimit,
të zgjohej e të forcohej ndërgjegja kombëtare.
Kauza e alfabetit unik për të cilën ai punoi me mish e me shpirt, kishte të bënte me interesat shpirtërore të kombit tonë, si të shkruhej mirë gjuha e si të përparonte dituria. Ai kishte njohuri të jashtëzakonshme për alfabetet që nga lashtësia siç thotë albanologu Niko Stillo:
''Shkronjat këmbët e milingonës janë vërtet të vogla por shumë të fuqishme për përparimin, për përhapjen e diturisë.
"Alfabeti është armë e diturisë dhe e progresit,’’
thoshte vazhdimisht profesor Tahsini.

Hasan Tahsini ishte një
rilindas vizionar që shihte larg në të ardhmen, në lidhje me rolin e letërsisë.
E famshme është thënia e tij:
'’Nëse do të mësosh dije, vrapo në Paris’’,
një qëndër botërore e kulturës si dje dhe sot, është një kryeqytet i dijeve. Po ashtu s'mund të rrimë pa përmëndur një thënie tjetër të Hoxha Tahsinit në veprën e tij 'Historia e krijimit'.
Në të ai shkruan: 'Dija është fuqia dhe mundja (fitim L.B) sipas Benjamin Franklinit. Pse i referohet këtij filozofi e diplomati që luftoi aq shumë për pavarësinë e Amerikës (SHBA). Dihet se rilindasit tanë ishin të hapur drejt progresit. Mos parashikoi Hoxha Tahsini, si vizionar që ishte, rolin e SHBA-ve në të ardhmen?!....

Dua t’i
drejtohem dhe ta përshëndes publikun e nderuar akademik me paragrafin e fundit me
të cilin e mbylli Profesor Doktor Hasan Tahsini ligjëratën e vet në inaugurimin
e Universitetit Osman dhe me dy poezi që shkroi ai me këtë rast. Të duket, ndonëse
ka kaluar rreth 150 vjet sikur ai po na drejtohet ne të gjithëve sot. Fjalëve të
tij s’mund t’u heqësh asnjë presje.
13
“Ej populli ynë..! Ky shekulli jonë siç po e shihni është kohë
e zhvillimeve dhe përmbysjeve
të mëdha! Zgjohuni, t’i
praktikojmë nevojat tona sipas kohës dhe duke ia përshtatur mësimdhënien
profesionale shekullit të arsimimit dhe të
mos mbetemi mbrapa nga rruga që preferohet apo ndiqet nga të gjithë!
Ej,
bijtë e atdheut, vatanit!
Botën e lartpërmendur
(të zhvilluar) që është dëshirë e të gjithë njerëzve, nënshtetas të denjë të këtij
shteti të dashur (ku jetojmë) për të qënë të aftë të banoni dhe që të meritoni
shpërblimin (për punën e bërë) si dhe të keni një vënd të deklaruar dhe të
nderuar, duhet të dini të sillni prova për të argumentuar të vërtetën:
Ejani të lidhemi me njëri tjetrin, duke biseduar miqësisht të bashkohemi si një familje!
Ejani të lidhemi me njëri tjetrin, duke biseduar miqësisht të bashkohemi si një familje!
Ejani
të bëhemi shtegtarë dhe të ngjitemi me durim (e këmbëngulje)
malit shumë të lartë të arsimit dhe të ecim rrugës së
drejtë të shkencës. Të ecim, të ecim
në shekullin tonë që është shekulli
i arsimit dhe të hyjmë (sa më parë) në Universitet!’’
Fill pas këtyre fjalëve
të thëna me solemnitet para mijëra vetëve që po u fliste i vetëdijshëm se po
hapte një periudhë të një epoke të re në fushën e arsimit të lartë për një
perandori të tërë;
Prof.Dr. Hasan Tahsini lexoi dhe të dyja poezitë e krijuara prej tij. E para kish të bënte me datën e inaugurimit të Universitetit ndaj e shkroi si distik (dyvargësh) e cila në bazë të një teknike të caktuar, të ebxhedit jepte datën e çeljes së universitetit. 21 shkurt 1870, atë ditë që foli Tahsini. Kjo u shkrua e gdhendur në një tabelë të mermertë dhe u var tek porta e hyrjes së Universitetit. Distiku ishte ky:

‘’Të
lexohet data e ditës së inaugurimit të mësimit.
U
cel me madhështi, Universiteti Darylfynun-i Osmani’’!
1286
H (1870)
Në fakt ky nuk ishte
rasti i parë që poezitë e Hasan Tahsinit zbukuronin muret e ndërtesave të
Stambollit, por në këtë rast kemi një institucion të rëndësishëm publik. Një
autor turk Nexhip Asimi na bën me dije se që në vitin 1874 një nga poezitë e
Hoxha Tahsinit, ajo për gjithësinë, strofa e saj e parë në formë tabele e gdhëndur,
varej në muret e dyqaneve të mijëra zejtarëve të Stambollit.
14
Ndërsa strofa e dytë
shprehte entuziazmin e vetë profesor Hasan Tahsinit për celjen e Universitetit
Perandorak, rektor i parë I të cilit ai pati nderin të jetë:
‘’Ej
Tahsin, njerëzit e dijes,
Në
këtë ditë të shënuar kanë pohuar
Drita
e shkencës së Universitetit
Studentët
ka për t’i ngazëlluar!’’
Uroj që në një të
ardhme sa më të afërt drita e dijes dhe e shkencës së rrezatuar nga një
universitet të ketë vënd edhe në Lisusin apo Lezhën sa të lashtë aq dhe të re!
Referencat:
1. Mehdi Frashëri ‘Revista Minerva’, Tiranë
1934, Nr.23-24
2. I.M.K Inal ‘Son asir turk sairleri’,
Istanbul 1969, vol.2, faqe 1883
3. ‘Universiteti’ Stamboll 2012 faqe 963-964
4.Laurant Bica ‘Prof.Hasan Tahsini’ Ëestprint
Tiranë 2009, Vol.2, fq 7-56, 322, 509-520
5. Sami Frashëri ‘Revista Hafta, Hoxha
Tahsin’ Stamboll 1881, Nr 5-6
6. ‘Turk Ansiklopedisi’, ‘Darulfunun’
vol.12 Ankara 1964 faqe 320-322
7.Historia e shkollës dhe e mendimit
pedagogjik në Shqipëri Tiranë 2008
8.Hajrullah Koliqi ‘Kur perëndia
identifikohej me diturinë’Prishtinë 2011
Bio:
Dr.
Laurant BICA ka lindur më 18 mars 1951.
Shkollën fillore e të mesme i kreu në qytetin e lindjes në Korçë, me rezultate
shumë të mira. Mbaroi degën e filozofisë në Universitetin e Tiranës në vitin
1973. Nga ky vit deri në 1993, për 20 vjet punoi si pedagog i filozofisë pranë
katedrës po të filozofisë në Universitetin Shtetëror.Bio:
Përmbledhje:
Në këtë artikull
shkencor studimor, trajtohet figura e Prof.Dr.Hasan Tahsinit si dijetar, si
njeri i diturisë dhe arsimit. Në qëndër të tij është analiza e fjalimit që
mbajti ai me rastin e celjes së Universitetit të parë të Perandorisë Osmane.
Inaugurimi i tij u bë më 21 shkurt 1870. Aty vihet në dukje ndikimi i mendimit
të lashtë grek, atij të mesjetës arabe dhe të iluminizmit
frëng. Gjithashtu ndriçohen problemet dhe idetë që ngre rilindasi ynë në këtë
ligjëratë. Nënvizohet po ashtu dhe ndihmesa e tij jo vetëm në rang perandorie
por edhe në fushën e shkollës dhe të arsimit shqip gjatë rilindjes sonë kombëtare.
Burime:
http://gazetatelegraf.com/dr-laurant-bicaprofesor-hasan-tahsini-nderi-i-kombit-per-diturine-dhe-arsimin/
No comments:
Post a Comment