Sunday, October 13, 2013

Laurant Bica - Studjuesi& Pedagogu.




Dr. Laurant Bica është lindur në 18 Mars 1951 dhe rritur në qytetin e Korçës.







  • Diplomohet në Degën e Filozofisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1973.

  • Deri në vitin 1993, për 20 vjet punoi si pedagog i filozofisë pranë po kësaj katedre në Universitetin Shtetëror].

  • Në vitin 1987 mbrojti tezën e doktoraturës "Hasan Tahsini-Jeta,Vepra,Idetë", për të cilin fitoi dhe çmim kombtar.
  • Nga viti 1994 deri 2005 për gati 12 vjet emigrimi në Republikën e Turqisë, Stamboll,punoi si mësues i shqipes dhe gjuhëve të huaja për komunitetin shqiptar.
  • Nga viti 2006 deri sot punon si pedagog tek Universiteti Kristal.


-Gjatë këtyre viteve pune ka botuar shumë artikuj në shtypin e përditshëm dhe periodik; brenda e jashtë Shqipërisë, artikuj tepër voluminoze dhe që trajtojnë problematika kulturore dhe historike sidomos periudhës së rilindjes kombtare.







DREJTIMI PROFESIONAL:


Si pedagog ka drejtuar lëndët:

1.Hyrje në Filozofi.
2.Hyrje në Sociologji.
3.Filozofia e së Drejtës.
4.Sociologjia Fetare).
5.Teoria e Mardhënieve Ndërkombtare.
6.Historia e Mardhënieve Ndërkombtare.
7.Gjeo-Politika
8.Historia e Shtetit dhe së Drejtës në Shqipëri.
9.Historiku i Arsimit dhe Mendimit Pedagogjik Shqiptar.

Mëparë ka bashkpunuar edhe me Institucione dhe Universitete si Universiteti"Marin Barleti",Akademia Pedagogjike e Tiranës,"Universiteti Vitrina", "Albanian University" duke dhënë këto lëndë:
-Historia e Doktrinave Politike, Historia e Mendimit Ekonomik Botëror.
Dy prej tyre si "Sociologjia e Religjoneve" (Feja,Kultura,Shoqëria) dhe "Historia e Mendimit Ekonomik Botëror" është vetë autor i ciklit të plotë të leksioneve në Universitetet Private për herë të parë në Shqipëri.Prej vitesh profilizohet në lëmin e "Historisë së Filozofisë Shqiptare".



GJUHËT E HUAJA:

Të Mbrojtura;
1.Anglisht - Universiteti i Tiranës
2.Turqisht- Qëndra TOMER në Stamboll.
3.Rusisht  - Universiteti i Tiranës

Komunikon:
4. Italisht.
5. Frëngjisht.



BOTIMET:

-Është autor i disa botimeve studimore;
1.-"Profesor Hasan Tahsini", 3 volume, 1750 faqe, Tiranë 2009.
2.-"Naimi në Kostandinopojë", 2 volume, 750 faqe, Tiranë 2008.
3.-"Niko Stillo - Njeriu Akademi",studim,220 faqe,Tiranë 2007.
Në proçes ka dhe botime dhe tekste mësimore të reja.

VLERËSIME:

-Shahbaze Vishaj Gazetare:
"Doktor i shkencave të filozofisë, profesor i disa universiteteve në Tiranë në të kaluarën dhe sot, Laurant Bica është një emër kushtimisht i ri në këtë fushë, por shumë produktiv, shumë serioz, madje talent dhe emër që në të ardhmen do të mbajë mbi supe peshën e një studiuesi të mirëfilltë të shkencave filozofike shqiptare. Këtë ky studiues e ka dëshmuar me dhjetëra e dhjetëra studime nga fusha e filozofisë, me theks të veçantë, të filozofisë së mendimtarëve, shkrimtarëve e filozofëve të Rilindjes sonë kombëtare, si Naim e Sami Frashëri, Hasan Tahsini e mendje të tjera të ndritura."




BURIMET:

Publicistika:


I ftuar ne emisjone televizive:
http://www.youtube.com/watch?v=h0n0SXTwj0g Promovimi i librit Profesor Hasan Tahsini- Ora News
http://www.youtube.com/watch?v=LL1rKn5Kxd4 Promovimi i librit Niko Stillo Njeriu Akademi- TVSH
http://www.youtube.com/watch?v=XJXAMY2K0J4 Studjuesit Miranda Vikers,Xhejms Petifer- Ora News
http://www.youtube.com/watch?v=nhD84FVQFFU Sociologjia Fetare - Albanian Screen Tv

No comments:

Post a Comment